Aktualitet/LajmeLifestyle

Monika Kryemadhi: Ndryshe nga Big Brother, në politikë intrigat i bënim në kurriz të njerëzve

Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë këtë pasdite në ‘Ftesë në 5’, ka rrëfyer rolin e saj te ri si opinioniste e “Big Brother”.

“Nuk është e thjeshtë, se ndryshe në politikë që mendimet i thua në kuadër të grupimit politik, ndërsa aty jep mendimet e tua personale.

Në Big intriga është për klikime për çmim, ndërsa në politikë është për pushtet dhe ti me pushtet merr çdo gjë. Në një farë mënyrë është më e dhimbshme sepse bëhet në kurriz të njerëzve”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Bieta Sulo se cili prej banorëve i duket më intrigant, Monika zgjodhi Kristin… e ndërsa në skenën politike, këtë ‘etiketë’, ia vendosi Edi Ramës.

“Kristi për mua është shumë provokator, i kalkuluar, artistik… është artist në shpirt. Në politik e dimë kush është intrigant, Edi Rama, që ka më shumë kohë në politikë dhe ua ka futur shokëve të tij”, tha ajo.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button