
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “po shikon drejt lirisë, ndoshta si kurrë më parë”.
Ai shton se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë protestuesit.
Sipas Wall Street Journal të cituar nga Clashreport, zyrtarët e administratës Trump kanë zhvilluar diskutime paraprake rreth mënyrës së kryerjes së një sulmi ndaj Iranit, nëse konsiderohet e nevojshme për të zbatuar paralajmërimet e Trump.
Mesazhi i Trump për ndihmën amerikane për iranianët erdhi në një kohë kur autoritetet iraniane po e ashpërsojnë qëndrimin e tyre kundër protestave më të mëdha antiqeveritare në vitet e fundit.



