
Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 60-vjeçar këmbësor.
Viktima është identifikuar si Enver Pepa, i cili është përplasur nga automjeti me drejtues 34-vjeçarin Ergest Kasa, banues në Fier-Shegan.
Sipas të dhënave të para, viktima ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike nga njëra anë në tjetrën, teksa është përplasur nga automjeti tip “Benz”.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 60-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Berat–Lushnjë, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, bëri me dije policia vendore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen.
Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.



