Aktualitet/LajmeKurioziteteSociale

AKSHI: Do të hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart, në shkollat 9-vjeçare të vendit

Pas implementimit me sukses të 100 labeve të para, realizuar në kuadër të projekteve për rritjen e aftësive digjitale, që në moshë të hershme (një prioritetet i qeverisë ky dhe pjesë e Agjendës Digjitale 2022 – 2026) ku hyjnë dhe integrimi i kurrikulës TIK që në arsimin fillor, ndryshimi i kurrikulës nga klasa e 4-rt e në vijim për t’iu përshtatur kurrikulës së re si dhe trajnimet e nevojshme për mësuesit, AKSHI, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po nisin zbatimin e fazës së dytë për krijimin e 216 labe-eve të tjera, në 200 shkolla në mbarë vendin, me suportin e Bankës Botërore, si pjesë e programit ‘GovTech’ që AKSHI po implementon aktualisht.

Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, nënshkruar në korrikun e vitit që shkoi, mes dy institucioneve, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga, firmosën sot gjatë një eventi të organizuar në mjediset e TechSpace, Planin e Implementimit dhe Monitorimit të Smartlabeve, hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërorë.

Ky është një tjetër hap cilësor në drejtim të edukimit digjital të fëmijëve për një brez të aftë në një të ardhme të afërt, të përshtatshëm me nevojat e tregut, ku teknologjia po zë vendin kryesor, ndërkohë, me synimin për të pajisur të gjitha shkollat e vendit me smartlabe, me grant të WBIF dhe suportin e Bankës CEB, brenda dy viteve të ardhshme do të implementohen edhe 654 smartlabe të tjera në 615 shkolla të vendit, me mbështetjen e CEB dhe WBIF.

“Strategjia Agjenda Digjitale 2022-2026 ka në fokus zhvillimin e teknologjive të reja, Inteligjencën Artificiale, Machine Learning, të cilat i kemi në proces, pa lënë mënjanë aftësitë digjitale, një pikë shumë e rëndësishme dhe që janë kthyer në fokus kryesor. Kemi patur një patur një pilotim shumë të suksëshsëm të 100 laboratorëve të parë, falë punës së përbashkët ndërinstitucionale. Kemi marrë feedback shumë pozitiv nga mësuesit lidhur me laboratorët e rinj, kurrikulat e reja dhe platformën ‘Code Monkey’, duke stimuluar të mësuarit nëpërmjet argëtimit”, u shpreh Karçanaj.

Para se të vendosej që do të kalonim me smartlab-et – shpjegoi më tej drejtoresha e AKSH-it, – kemi analizuar të gjithë studimet e bëra në këtë drejtim që qartësisht na kanë treguuar se futja e kodimit që në klasë të parë i ndihmon fëmijët për të patur një logjikë kritike për të gjetur zgjidhje edhe për problemet më të vështira”. Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Guga shprehu gaditshmërinë e plotë për të vijuar më tej me zbatimin e projektit, duke vlerësuar bashkëpunimin me AKSHI-n, koherencën dhe sinkronizimin në ecurinë e deritanishme me projektin e laboratorëve inteligjentë dhe jo vetëm.

Por cilat janë risitë e këtij viti? Duke shfrytëzuar takimin e sotëm, drejtuesja e AKSHI-t vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë me SMIP, që për vitin e kaluar shkollor mundësoi për herë të parë shpërndarjen e dëftesave me vulë elektronike, si nga shkollat publike ashtu edhe ato private. “Këtë vit iniciativa është që nëpërmjet SMIP prindërit të informohen në kohë reale për mungesat e fëmijëve të tyre.

Do të kalojmë në Regjistrin Elektronik, që do t’u mundësojë prindërve që në kohë reale të mësojnë notat e fëmijëve por edhe mungesat, që nganjëherë bëhen nga fëmijët, por prindërit nuk e dinë”, u shpreh Karçanaj. Inteligjenca Artificiale planifikohet gjithashtu të zbatohet në sistemin e edukimit, për identifikimin e atyre fëmijëve që janë me një aftësi më të madhe teknologjike që do të orientohen në arsimin e duhur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button