BotaKryesoreNdodhi

95 VIKTIMA PAS STUHISË SHKATËRRUESE NË SPANJË

Shi dhe breshër sa “madhësia e topave të golfit” – Stuhi të forta goditën Spanjën të martën. Të paktën 95 viktima humbën jetën pas përmbytjeve e shkatërrimeve.

Stuhitë e forta në Spanjë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje u kanë kushtuar jetën dhjetëra vetëve. Kryeministri i Rajonit Autonom Lindor të Valencias, Carlos Mazón, tha, se “mund të konfirmojmë se janë gjetur të vdekur”. Në bilancin e parë të mbrojtjes civile bëhet fjalë për 51 viktima, raportoi gazeta spanjolle “El Pais”. Në brendësi të vendit, në qytetin Albacete në rajonin Kastilia-La Mancha 6 persona konsiderohen të humbur.

Zonë e përmbytur në Alora
Përmbytje në Alora. Fotografi: Gregorio Marrero/AP Photo/picture alliance

Të mërkurën pas stuhive të forta në mjaft rajone, forcat e shpëtimit po përballen me vështirësi që të hyjnë në zonat veçanërisht të prekura, sidomos në Valencia. José Miguel Basset nga forcat e emergjencës në provincën Valencia tha, se shumë zona nuk mund të arrihen për shkak të rrugëve të bllokuara apo të përmbytura. Forcat e shpëtimit po përdorin helikopterë.

Makina të rrëzuara pas përmbytjeve
Makina të marra nga masat e ujit në Alora. Fotografi: Gregorio Marrero/AP Photo/dpa/picture alliance

“Breshri i madh sa topat e golfit”

Përveç reshjeve të dendura të shiut, pati edhe breshër dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik Aemet.

Lumenjtë dolën nga brigjet, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore. Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek.

Valencia, Spanjë, e mërkurën, 30 tetor 2024. (Foto/Alberto Saiz – AP)

Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Në qytetin bregdetar të Andaluzisë, El Ejido, jo shumë larg nga Almeria, ku breshri kishte goditur veçanërisht rëndë mbrëmjen e së martës, fusha dhe qindra automjete u dëmtuan rëndë. “Breshri ishte i madh sa topat e golfit,” tha fermerja Mercedes González për “El Pais”.

Makina mbi njëra-tjetrën pas stuhisë në Valencia
Pas stuhisë në Valencia. Fotografi: JOSE JORDAN/AFP/Getty Images

Qeveria spanjolle në Madrid ka ngritur një shtab krize që u mblodh për herë të parë vonë të martën në mbrëmje për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga Madridi u dërguan njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale./DW

Shkatërrime në Valencia
Fotografi: JOSE JORDAN/AFP/Getty Images

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button