Në kujtim të dr Rugovës!
Më rastin e 35 vjetorit të themelimit të LDK po i rikujtoj dhe publikoj dy ngjarje që lidhën me ish kryetarin Ibrahim Rugova:
1/ Kërkesën (aplikacionin) për regjistrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si njëra nga partitë e para të pluralizmit politik në ish Jugosllavi, e paraqitur në dhjetor të vitit 1989, avokati Hysni Bytyqi në Sekretariatin Federativ të Drejtësisë në Beograd, drejtuar nga Vllado Kambovski, sepse ky është obligim ligjor për legalizimin e subjektit politik.
2/ Kryetari i atëhershëm i LDK, Dr Ibrahim Rugova, intervistën e parë, në këtë cilësi, e ka dhënë për gazetën e njohur amerikane, “New York Times” në zyrën e korrespondenturës së gazetës Rilindja në Beograd, në prill të vitit 1990, të zhvilluar nga gazetari i njohur, veteran, Dejvid Bajdner. Me zotin Rugova ishte Veton Surroi në cilësinë e përkthyesit dhe truproja e presidentit (nuk po më kujtohet emri).
Pas intervistës pata nderin që për kryetarin Rogova, Vetonin e truprojën dhe kolegun tim, gazetarin Seladin Xhezairi, të shtroj një drekë në restorantin elitar të Beogradit, “Madera”. Personeli i restorantit, me të cilët njihesha gjatë ne kohë, e shërbyen dhe e nderuan zotin Rugova si lider të vërtetë, i cili qysh atëherë u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë. Të gjithë ishim të disponuar, dhe biseda gjatë drekës ishte përmbajtësore e me shumë shaka e “thumbime” që ia bëja zotit Rugova..