PolitikeRajoni

Urimi special i kryeministrit Albin Kurti per 95 vjetorin e ditelindjes se ish Presidentit Moisiu

Ish presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu mbart rekordin e jetegjatesise nder krejt presidentet shqiptare. Keto dite personalitete te shumta te jetes publike nga krejt hapesira shqiptare vijojne t’i percjellin urimet dhe vleresimet e tyre ne kuader te 95 vjetorit te dites se lindjes. Jeta dhe kontributi i ish presidentit Moisiu perfaqeson modelin e shtetarit serioz e te perkushtuar, patriotit dhe ish ushtarakut atdhetar.

Nder keto urime, i vecante mbetet edhe mesazhi i kryeministrit te Kosoves Albin Kurti i cili nder te tjerash shton se :

“Perkushtimi dhe angazhimi juaj shumevjecar per Shqiperine dhe shqiptaret, mbetet i pashlyeshem dhe perhere i cmueshem. Ne kohe dhe momente te veshtira, keni dhene kontribut qenesor, per te prire perpara e per te dhene shembullin e sherbimit ndaj shtetit e qytetareve. Si pjese e Ushtrise Nacional-Clirimtare te Shqiperise, si  ish-Minister i Mbrojtjes, si ish-President, krah shqiptareve, krah kombit.

Kosova dhe Shqiperia jane historikisht bashke.Dy shtete, nje komb, te lidhur nga historia, kultura, traditat, gjuha.Andaj, bashke me urimet per 95-vjetorin tuaj, mezi pres te ritakohemi perseri ne ngjarje qe sjellin kombin tone me prane njeri-tjetrit, Shqiperine dhe Kosoven me afer njera-tjetres!”

Ish presidenti Moisiu eshte pasardhes i disa personaliteteve nga familja e famshme Moisiu, ku mbetet i perjetshem talenti i aktorit te famshem Aleksander Moisiu dhe njeheresh me kontribute historike edhe babai i tij, ish udheheqesi i larte i Ushtrise Nacional Clirimtare Spiro Moisiu.

Artikuj të lidhur

Back to top button