Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

78 spiunë të Sigurimit punojnë në institucione publike? Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Diçka është bërë, por ka ende…

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, u pyet për faktin se ajo ka deklaruar në një intervistë më 2022 se 76 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit ende punojnë në institucione publike në vendin tonë.

Moderatorja Nisida Tufa tha se në atë kohë, Sula ka deklaruar se kanë qenë 78 bashkëpunëtorë të Sigurimit, duke shtuar se a dihet sesa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit ende kanë funksione publike. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se diçka është bërë për të hequr këta “personalitete” nga funksionet e tyre, por se duhet bërë ende punë për të pastruar jetën publike nga këta individë.

Nisida Tufa: Më 2022, zonja Sula në një intervistë jeni shprehur se 78 personalitete vazhdojnë ende punën e tyre edhe sot, pasi nuk filtrohen dot.

Gentiana Sula: Kuptohet që sa më i vogël numri, më të kënaqur jemi ne. Por mbetemi të pakënaqur, për sa kohë që propozimi ynë për reformën zgjedhore akoma nuk merret në konsideratë. Me mjetet që ka Kodi Zgjedhor, të mundësohet vetë-deklarimi. Sot jo çdo individ është i filtruar. Diçka është bërë me Komisionin Bezhani, por jo çdo institucion sjell listat e veta. Edhe partitë parlamentare nuk po i sjellin listat. Të informohet çdo institucion për kandidatët e vet në raport me implikimet me Sigurimin e Shtetit. Njerëzit shpesh nuk jetojnë më, por ka shumë rëndësi të dihen ca gjëra, për të bërë me dije se çfarë modelesh promovojmë në shoqëri.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button