Nga Irena Beqiraj-
Rritja reale e pagës në sektorin privat e krahasueshme me rritjen reale të pagës në sektorin publik !
Në 7 prill 2023 Ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë se brenda vitit 2024 pagat në sektorin publik do të rriteshin duke e cuar kështu pagën mesatare në sektorin publik 900 Euro .
Lajmi” Paga mesatare 900 euro “ u përsërit në daljet publike të Znj Ibrahimi në Maj edhe Qershor 2023 si për të na i ngulitur këtë shifër njëhërë e mirë në mendje.
Pasardhësi i saj, z. Mete, në mugesë të ndonjë politikë tejtër për t’u krehuar, nuk përtoi dhe e përsëriti lajmin e” pagës mesatare 900 euro” në Tetor 2023 , Nëntor 2023 , Janar 2024 , Prill 2024 edhe Qershor 2024 . Plot pesë dalje publike me po të njëjtin sihariq.
Megjithëse e mori vesh i madh e i vogël, se paga mesatare në sektorin publik do të ishte 900 euro, “e ardhmja e PS -së” Helena Kaçi , ngatrërroi “pagen mesatare 900 euro me pagën minimale”. Kështu që qe kusuri ynë që edhe ministri i Tretë i Financave në mungesë të ndonjë sihariqi tjetër te padëgjuar, me njoftimin se “paga mesatare shkon 900 euro” na lumturoi në Shtator 2024 Nëntor 2024 edhe Dhjetor 2024, por jo vetëm kaq ne daljen e fundit ai tha , “se paga mesatare ne sektorin privat nga 900 euro qe ishte parashikuar u rrit 986 euro” .
Nga kjo arritje e madhe , përveç Helena Kaçit, zemra I doli nga gëzimi edhe vetë Kryeministrit , i cili shifrën 986 euro e cilësoi “ 1) tejkalim të ambicjes qeveritare, 2) që padyshim do të reflektohet ndjeshëm në të ardhmen në pagat e sektorit privat”!
Tejkalim i ambicjes qeveritare ?
Sot paga mesatare në sektorin publik është 96,850 lekë. E konvertuar në euro me kursin e këmbimit euro lek të Prillit 2023 (1 euro = 113 lek), kur qeveria shpalli “ambicjen” për të rritur pagat , paga mesatare prej 96,850 lekë do te ishte vetëm 857 euro , pra më pak sesa u premtua. Në fakt, është zhvlërsimi I metëjshem i euros e cila sot vlen 98 lek që 96, 850 lekë të konvertohen në 986 euro .
Pra “tejkalimi I ambicjes” nuk është gjë tjetër veçse efekt i zhvlerësimit të euros.
Po reflektimi i ndjeshëm në pagat e sektorit privat ?
Paga mesatare në sektorin publik në vitin 2013 ishte 52,150 lekë. Nëse ajo do të indeksohej cdo vit me normat e inflacionit ajo sot pa rritjen do të duhet të ishte 68,400 lekë .
Pra rritja reale e pagës mesatare në sektorin publik nuk është 230% sa pretendon qeveria por vetëm 41%.
Paga mesatare në sektorin privat në vitin 2013 ishte 38,000 lekë. Nësa ajo do të indeksohej cdo vit me normat e infalcionit ajo sot duhet të ishte 49,780 lekë. Fakti që paga mesatare në sektorin privat është 69,000 lekë rezulton se rritja reale e pagës mesatare në sektorin privat është 38,6% .
E pra qeveria krahasuar me vitin 2013 ka bërë një rritje reale të pagës mesatare me 41% por edhe sektori privat nuk ka mbetur mbrapa sic trumpeton qeveria. Që prej vitit 2013 sektori privat ka bërë një rritje reale të pagas mesatare me 38.6% edhe për më tepër ndryshe nga qeveria e ka berë atë me parë edhe gradualisht. Duket se e kundërta ka ndodhur!
Shumë” ambicje qeveritare” u arritën edhe u tjekaluan nga zhvlerësimi i Euros, zhvlerësim i cili ka rënduar gjendjen financiare të sektorit privat. Megjithatë në heshtje sektori privat ka afruar një rritje reale te pagës mesatare me 38.6%. Por ndryshe nga Kryeminsitri edhe ministrat e tij sektori privat nuk u bje daulleve të propagandës.