BlogKryesoreKultureNdodhi

50-Vjetori i Filmit “Beni ecën vetë”: Një kryeveper e Xhanfize Kekos, e Paharrueshme e Kinematografisë Shqiptare

Sot shënojmë një moment të rëndësishëm në historinë e kinematografisë shqiptare, 50-vjetorin e shfaqjes së parë të filmit legjendar “Beni ecën vetë”. Ky film, i cili u shfaq për herë të parë më 24 janar 1975, ka mbetur një nga veprat më të dashura dhe të vlerësuara në kulturën shqiptare.

“Beni ecën vetë” është një dramë e mrekullueshme, që tregon historinë e një djali të vogël të quajtur Beni, i cili ndeshet me sfida dhe ndërlikime të jetës së përditshme te kohes. Përmes aventurave dhe përpjekjeve të tij, Beni mëson të jetë i pavarur dhe të përballet me vështirësitë me guxim dhe vendosmëri. Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati, e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare, ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit, por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.

Filmi sjell një mesazh të fuqishëm për forcën e karakterit dhe rëndësinë e pavarësisë në jetë. Kjo vepër kinematografike ka prekur zemrat e shumë brezave shqiptarësh, duke mbetur një simbol i dashurisë për filmat shqiptarë dhe një kujtim i përhershëm i fëmijërisë.

Në rolin kryesor të Benit ishte aktori i ri në atë kohë, Herion Mustafaraj, i cili me interpretimin e tij natyral dhe emocionues fitoi simpatinë e publikut. Regjia e shkëlqyer e Xhanfise Keko, skenari i shkruar me kujdes nga Kiço Blushi dhe kompozimi i Limoz Dizdarit, ishin elementët kryesorë që bënë këtë film të veçantë dhe të paharrueshëm.

U shpall filmi me i mire se bashku me filmin “Ne fillim te veres” ne festivalin e I te Filmit Artistik Shqiptar, prill 1976; Cmimin e klasit I per regjine (Xhanfise Keko); Cmim te vecante ne Festivalin e VIII Nderkombetar te filmave per femije ne Giffoni Valle Piana, Salerno, Itali 1978; Cmim te vecante ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Beograd, 1976; Limoz Dizdari cmim te vecante ne Festivalin e I te Filmit Shqiptar.

“Beni ecën vetë” mbetet një nga filmat më të shikuar dhe të dashur në historinë e kinematografisë shqiptare. Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur dhe vazhdon të jetë një inspirim për brezat e rinj të artistëve dhe kinematografëve. Filmi është shfaqur dhe vlerësuar në shumë festivale ndërkombëtare, duke sjellë një nder të madh për kulturën shqiptare.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button