Nga Krised Mocka
Himara, ndërtuar në brigjet shkëmbore përball detit Jon, pak si larg nga qyteti i Vlorës, nuk është penguar për të bër të sajën çdo risi. Ambicja natyrale e tyre, i bënte ata të ecnin me hapat e kohës. Merrnin gjithçka që i shërbente zhvillimit të tyre. Kultura sportive nuk u përjashtua prej tyre. Ata nuk u mjaftuan me ushtrimin e notit, vaterpolit, atletikes, etj. por mundën të bënin të tyren edhe sportin e futbollit qysh prej viteve 1928 – 1929. Duke mos kursyer as tokën, në atë rrafsh shkëmbor, ata ndërtuan fushën sportive të futbollit. “Betejat” sportive, aty bëheshin të bukura e plotë festivitet, por dhe të ashpra.
I ngacmuar nga ai temperament e karakter këmbëngulës plotë krenari, patrioti Ramiz Harxhi, në vitin 1929, i kushtoi një këngë skuadrës ‘Vetetima”, me tekst si me poshte :
Filloi periudhe e re
Për të rinjtë himariot
Djem të gjall dhe të zot
Nga natyra të stërvitur
Kryelartë e ballëndritur
U shkundën nga letargjia
Që prej shekujsh i pushtonte
Nga çdo vepër që lëngonte
Nga çdo vepër kombëtare
Lum e lum për Shqiperinë
Që u riçel zemra djaloshare
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Në vitin 1933, ekipi i “Vetëtimës” së bashku me atë të Vlorës, bëjnë pjesë në grupin -A- të kateg. së dytë. Në atë grup do të luanin edhe ekipet e Gjirokastrës, “Leka i Madh” i Përmetit dhe ai i “Nimet Abazit” të Delvinës.
Krejt ndryshe nga Narta, Himara u paraqit më mirë. Ata fituan tri ndeshje, barazuan një dhe humbën tri(nga të cilat dy me Vlorën). Me perjashtim të ekipit të Vlorës, asnjë ekip nuk fitoi në Himarë. Shënimi i dhjetë golave në shtatë ndeshje, tregonte shpirtin sulmues të atyre të rinjëve. Gjatë atij viti u aktivizuan keta persona, Koço Milo, Kiço Polo, Gjik Kokaveshi, Alqiviadh Konomi, Adem Hodo, Nikolla Mali, Jorgo Llambro, Lefter Sina, Jorgji Dhima, Gjika Qesari, Niko Kutulla, Thanas Kallushi, Koço Dhrami, Koço Dede, Thimio Karmene, Niko Polo,etj.
Fotografia e pasqyruar me poshte, është bërë përpara ndeshjes së kampionatit me ekipin “Muzaka” të Beratit, më 13 maj 1934. Ajo ndeshje u fitua nga ekipi i Himarës me rezultatin 1-0. Në përbëje të atij ekipi, kanë qenë këta të rinjë himariot:
1 – Koço Milo ( kapiten )
2 – Adem Hodo
3 – Ilia likoka
4 -Jorgo Llambro
5 – Klearko Spiropali
6 – Koço Dede
7 – Kristo Polo
8 – Niko Kutulla
9 – Thimio Karmene
10 – Thanas Kallushi
11 – Niko Polo ( portier )
– Ndeshja u gjykua nga referi (gjyqtari), Petraq Musha.
( Burimi, AQSH /Fondi 295,viti 1934, dosja 253 dokumenti 509 )
Himara e detit blu, nuk mund të konceptohet pa notar. Në atë periudhë, dallohej për nga vlerat e notimit, i riu Odhise Neranxi. Të inkluduar në Shoq. e tyre Sportive “Vetëtima”, ishin dhe notarët Niko Mali, rivalizues i denjë i Odhises, Jani Dhima, Nonda e Dhamiano Bollano, Vasil Rondo, etj.
Në Kampionatin e IV Kombëtar të notit, zhvilluar në Durrës, më 17.08. 1934, morrën pjesë katër himariot, Odhise Neranxi, Vadhi Konomi, Petro Sima dhe Jani Dhima.
Një nga figurat e mëdha të sportit në rang kombëtar, ka qenë kampioni dhe rekordmeni i garës së flakjes së diskut, Ilia Likoka. Rezultati i tij rekord, 35. 92 m, vendosur qysh në vitin 1934, mbeti i pa thyer, duke u bërë kështu dhe mbajtësi i rekordit të paraçlirimit. Ai në çdo veprimtari kombëtare nderohej me medalje e kupa të veçanta.
Mbi bazën e këtyre themeleve te hedhura, të rinjtë himariot, ndjehen krenar për autenticitetin e tyre sportiv që e ka burimin nga shpirti i tyre.