Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

Rama ben “qeverine Balluku” pas largimit te Ballukut. Shtate ministra te ndryshuar

Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Lëvizjet vijnë në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila mbetet e pezulluar nga detyra. Rama ka vendosur largimin e saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Në vend të saj si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, që deri më tani mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Toni Gogu, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i kalon Enea Karakaçit.

Ndryshime ka edhe në diplomaci dhe mbrojtje. Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu largohen nga kabineti. Si ministër i Jashtëm është emëruar ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Ermal Nufi.

Gjithashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun në këtë detyrë.

Shqyrtimi i begraundit te ministrave te rinj te propozuar dhe qe do te kalojne ne parlament dhe ne dekretim nga Presidenti, evidenton lidhjen e tyre me kabinetin e zv/kryeministres se larguar Balluku. Te krijohet bindja se tre prej emrave te rinj te propozuar kane pasur lidhje dhe jane emerime ne detyrat paraardhese nga Balluku.

Artikuj të lidhur

Back to top button