
Nga Polo Çipa-
Eshte thene e sterthene me mijera here per vlerat artistike dhe folklorike te kenges himariote qe nga zanafilla e saj me grupin e Neco Mukos me marres Koco Cakallin, Llambro Gjomemon, Dhimiter Varfin e deri tek kengetarja ne vazhdim Katina Beleri.
Pra binomi kengetar Koco Cakalli dhe mbesa e tij Katina Beleri jane sinonimi i lindjes dhe vazhdimesise se kenges himarjote.
Pikat kulmore te kenges himariote, patjeter me shume i jane andresuar bilbilit te saj korifeut Dhimiter Varfi, i cili me vokalin e tij engjellor ka befasuar kompozitoret dhe muzikantet nderkombetare.
Edhe analistet e shumte te rangut amator por jo profesioniste ,por dhe instucionet kompetente artistike shteterore nuk jane marre me detaje deri ne hollesi te kenges himarjote .
Kenga himarjote vleresimin e saj e ka marre si kenge komplekse dhe jo ne meritat e nje ose dy lidereve.
Ashtu si vete marresit Koco, Llambro, Dhimiter, Katina si isua e saj shume e harmonizuar, nuk do te kishin embelsine, forcen, muzikalitetin, dinamiken pa hedhjen e talantuar te Theodhori Goros… Karakteristike ne dallim nga grupet e tjera polifonike, hedhja himariote ka disi te vecante kulmore, hedhjen ne tre shkalle, pervec kenges piluriote qe arriti deri ne pese shkalle.
Kur ja hidhte korifeu Theodhori Goro ajdeeee-de-deee, kenga himariote i ngjasonte nje lundre ne det te valezuar, por dhe nje kapiteni te zot, ku dallget e egersuara duan te permbysin anijen kengetare.
Shume pjesetare kane debutuar ne kengen himariote.Tetille ne kengen e Dhimitrit, ne kengen e Llambro Gjomemos, por hedhesi i tyre, barba Theodhori Goro asnjehere s’ishte larguar nga pozicioni i tij artistik.
Une kam patur fatin ta njihja nga afer, kete korife te rralle, kete kengetar te palodhur, i cili dinte vetem t’i vinte gjoksin kenges dhe te kryente me se miri misionin e tij shpirteror artistik.
Te ishe hedhes ne kengen e Dhimiter Varfit ishte si te ishin si dy vellezer “siameze”, te cilet nuk benin dot pa njeri-tjetrin.
Pra, korifeu i kenges himariote Theodhori Goro, ngelet nje meteor qe shkelqen ende. Eshte nje gur themeli ne kengen himariote.
Pse duhet lene ne harese?!
Neser vete koha do te germoje si arkeologet, duke nxjere ne drite reliket e rralla te kenges himariote. Brezat do te na qortojne per harresen.



