Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

1 në 10 fëmijë, pre e abuzimeve, çfarë parashikojnë 2 nismat ligjore në diskutim

Ashpërsimi i dënimeve për krimet seksuale dhe ndalimi i rrjeteve sociale janë dy nga nismat ligjore në diskutim, por ekspertët thonë se përveç ashpërsimit të ligjeve, rol vendimtar luan edhe familja.

1 në 10 fëmijë në vëndin tonë kanë rënë pre e dhunës seksuale. Të dhënat e raportuara janë fictive pasi ende stigma e raportimit është e lartë. Autoritetet ditët e fundit kanë hedhur në diskutime moslejimin e ekspozimit të fëmijëve deri në 16 vjeç në rrjetet sociale. Por sa efektive do të jetë kjo nismë?

Raportet e publikuara mesa duket janë vetëm maja e iceberg-ut?

Komunikimi prind-fëmijë dhe faktori i edukimit seksual në shkolla duket se janë vendimtarë në evitimin ose minimizimin e këtyre sulmeve.

Rrejtet sociale nuk kanë mekanizmin mrojtës të moshës pasi shumë lehtë mund të manipulohet ajo gjatë hapjes së llogarive ose edhe nëpërmjet adresave fake, duke bërë të mundur që grabiqarët seksual online ta kenë më të thjeshtë sulmin.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button