Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e sotme, ku zgjodhi kryetarin e ri. Alfred Balla do të jetë drejtuesi i ri i KLP-së. Ai do të zëvendësojë në detyrë Gent Ibrahimin, të cilit i përfundoi mandati. Balla u zgjodh me 10 vota, teksa ishte i vetëm në garë. Deri më sot, ai mbante postin e zëvendëskryetarit të KLP-së.
Read More »