Tag Archives: zgjedhja e presidentit

Frikë nga rrjedhja e votave? PS shkon vetëm me një kandidat për president në seancë

Socialistët po shkojnë drejt zgjedhjes së presidentit në raundin e katërt të mbyllur hermetikisht dhe pa emra publik deri më tani. Për emrin, ose emrat që do të kalojnë të gjithë procedurat, përfshirë këtu edhe mbështetjen me firma të të paktën 20 deputetëve duhet pritur paraditja e së shtunës, kur kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar socialist. …

Read More »

Presidenti i ri zgjidhet të shtunën vetëm me votat e socialistëve?

Në Shqipëri, presidenti i ri i vendit pritet të zgjidhet me shumë gjasa, të shtunën e ardhshme, kur do të zhvillohet dhe raundi i katërt i votimit Konferenca e kryetarëve miratoi propozimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, sipas të cilit afati për dorëzimin e kandidaturave është po të shtunën deri në mesditë, ndërsa seanca e parlamentit për …

Read More »

“Foltorja” bashkon votat me Ramën për të djeguar raundin e tretë për presidentin

Partia Demokratike, ajo zyrtarja, jo ajo e Berishës, ka vendosur të bojkotojë këtë të hënë raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit në Kuvend. Burime nga grupi parlamentar i PD bëjnë me dije se ata kanë vendosur të mos shkojnë në Kuvend, në mënyrë që të mos plotësohej kuorumi prej 84 deputetësh që duhej për t’u quajtur i ligjshëm raundi …

Read More »

Zgjedhja e presidentit/ Dështon raundi i tretë, PS pritet të propozoj kandidatin e saj

Ka dështuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë. Asnjë nga grupet parlamentare nuk depozitoi kandidatë çka do të thotë se në seancën e kësaj të hëne raundi i tretë do të kalojë pa emra. Bisedimet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës nuk prodhuan asnjë rezultat. Shumica parlamentare i qëndroi vendimit për të mos depozituar asnjë kandidaturë nën argumentin …

Read More »

Raundi i tretë për Presidentin/ grupi i PD, Alibeaj: Të mos marrim pjesë

  Raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës është edhe shansi i fundit i opozitës, sipas marrëveshjes paraprake, ndonëse palët kanë kundërshtime. Në limitet e kohës për të dorëzuar një emër për kreun e ri të shtetit, vjen edhe lëvizja e radhës nga Enkelejd Alibejt. Sot Alibeaj ka nisur edhe mbledhjen e grupit parlamentar. Afati i fundit për …

Read More »

A mund të jetë Fatos Nano një kandidat për president? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nuk e përjashtoi emrin e Fatos Nanos si një kandidat të mundshëm për postin e presidentit të vendit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Gjiknuri tha se nëse opozita bie dakord për ish-kryeministrin Nano, ai mund të jetë një prej kandidatëve të mundshëm për tu vendosur në krye të …

Read More »

Zgjedhja e Presidentit/ Balla: I qëndrojmë marrëveshjes, PD të depozitojë kandidaturat deri të dielën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, se mazhoranca ishte tërhequr nga marrëveshja për të pasur një president konsensual. Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka kohë deri të dielën ora 16:00, …

Read More »

Balla: PD duhet të përzgjedhë kandidaturat, jo presidentin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë  për mediat ka paralajmëruar opozitën, se nëse nëse 4 propozimet për kandidatë për president nuk përmbushin kriteret, do të prishte marrëveshja. Balla tha se negociatat për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, duhet të jenë të hapura. “Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato 4 emrat ça …

Read More »

Kandidati i propozua nga PD për President, Uka: Nuk bëhem më si “kau balash”! Kandidati të mos vizatohet në sirtarët e partive

Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën. Në një intervistë “Panorama” pasi u propozua si një nga kandidaturat e PD-së për kryetar shteti, Uka tha se nuk ishte pyetur më parë nga deputeti Mziu. Por teksa shprehu mirënjohjen për vlerësimin, ai refuzoi të …

Read More »

Numrat i japin vetëm një emër, a do t’i gjejë Alibeaj firmat për presidentin e ri?

Enkelejd Alibeaj mori dakordësinë e mazhorancës që në dy raundet e radhës për zgjedhjen e presidentit, që duhet të mbahen brenda datës 30 maj, të jetë opozita ajo që do të propozojë emrat për kandidatët për president. Por, kjo siç duket ishte pjesa më e thjesht e synimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të përfshirë opozitën …

Read More »