Aktualitet/Lajme

Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidatët e PS për Shkodën e Gramshin dorëzojnë mandatin e deputetit

Deputetët që do të kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit kanë sot afatin e fundit për të dorëzuar mandatin në Kuvend. Besjan Ajazi dhe Benet Beci që garojnë nën siglën e PS e dorëzuan sot mandatin ndërsa më parë i dorëzuan edhe Luçiano Boçi me Belind Këlliçin. Karrigen e Benet Becit që do të kandidojë për bashkinë e …

Read More »

I ka futur “tmerrin” SHBA dhe Europës, por pse TikTok nuk ekziston në Kinë?

Të gjithë në Uashington po flasin për ndalimin e TikTok-ut pasi administrata Biden po e trajton aplikacionin, me pronarë kinezë, si një kërcënim për sigurinë kombëtare. CEO i aplikacionit, Shou Chew dëshmoi më 23 mars për më shumë se 5 orë përpara një komiteti të Kongresit dhe një gjë ishte e qartë: Ligjvënësit amerikanë mbeten të bindur se TikTok-u është …

Read More »

Përplasja me armë në Rrëshen / Makina e blinduar e shpëtoi Reçin nga plumbat dhe aksidenti

Në foto duket mjeti i aksidentuar i Saimir Reçit i cili u qëllua të dielën me armë zjarri nga Enrik dhe Martin Bardhaj. Babë e bir kanë qëlluar drejt mjetit por fatmirësisht Reçi, nipi i Kastriot Reçit, të ekzekutuar në vitin 2020, ka shpëtuar. Megjithatë gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti i blinduar …

Read More »

“14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve”, Gazmend Bardhi: Nuk isha dakord për kandidat në Tiranë dhe në disa bashki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  ka reaguar pas zyrtarizimit të 16 kandidatëve të PD në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Bardhi tha pas mbledhje së Kryesisë së ai nuk është dakord që PD të dalë me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Ai tha se ka mbështetur kandidatët që rezultojnë fitues. “Unë …

Read More »

Tre deputetë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie, ja emrat që i zëvendësojnë

Tre deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Paraditen e kësaj të hëne dorëzoi mandatin Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste. Vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari. Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe …

Read More »

Sulmi me armë ndaj “TCH”, Braçe: Ngjarja dhe arsyet nuk janë banale, goditje ndaj lirisë së fjalës

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas sulmit me armë ndajTop Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Braçe shkruan se ngjarja nuk është banale dhe as arsyet e saj nuk janë të tilla, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që të bëjë detyrën dhe të zbardhë sa më parë aktin e rëndë, që nga politika dhe …

Read More »

Bënte kilometra të tëra në këmbë/ Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte …

Read More »

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë

Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë …

Read More »

“Vendet e NATO-s janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është shprehur se NATO është palë në luftën në Ukrainë. Ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë që nga viti 2008, dihet se është mik i ngushtë i Vladimir Putin. “Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ata e bënë Ukrainën një …

Read More »

Sulmi me armë drejt Top Channel, reagon Çuçi: Policia është maksimalisht e përkushtuar për ta zbardhur ngjarjen

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dënon sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola. Përmes një reagimi në Twitter,  Çuçi shkruan se Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Makina e këtyre të fundit, një “Range Rover”, është gjetur …

Read More »