Agim Jazaj
Mendimet rrjedhimn lirshëm, dora rreshqiste lehtë mbi fletë fletoren e djeshme dhe në tastierën e kompiuterit të sotëm edhe më merr të ngarë penda e gazetarit, kur e mer frymëzimin për temën dhe personazhet nga vendlindja. Gjithësecili banor i atyre trevave, i’u lartësohen supet, kur dëgjon e flitet për korifej, përfaqsuesit e pa kontestueshëm të tyre.
Vitet bëjnë tutje, ngjarjet, datat dhe njerëzit që kanë bërë epokë meren për referim për pasardhësit, dikush kanë mbetur në këtë dynja, në këtë botë jallane, dhe nuk mund të zhvleftësohen lehtë nga marrëzia e kohës, qoftë përballë Mal-Parave!
Vargjet e krijuara në rininë time, më mbajnë të tillë:
Vendlindje më del përnatë,
Bashkë me ty bëhet gjumi,
Tartari qëndron nga lartë,
Këmbët të lagen nga lumi…
Kanë lënë vlagën e kohës, tek njerëzit dhe i ruajmë si Mit në shpirtin e përjetësisë, veçmas njerëzit e kësaj sëre. Mendimet shkojnë e treten tutje në vite. Na sjellin të përafërt njerëz që i kemi njohur, dhe ata që si kemi njohur nga afër, por i ka bërë të njohur kontributi, fama e tyre, krenari njeherazi, jo thjeshtë për far- e fisin e ngushtë.
Tartari kreshta lartë, nën këmbët shushërinë Vjosa, shtrihet Komuna e Sevasterit, në Vlorë, ku prej gjirit të saj kanë lindur bij e bija të dobishëm jo vetëm për njerëzit e këtyre anëve, por të dobishëm edhe për kombin.
Në historikun e Sevasterit, të Vlorës, madje dhe të vendit kanë zënë vendin e nderit dhe dy ambasadorët Lik Seiti dhe Ali Ymeri.
DIPLOMATI QË SHKRIU AKUJT
Në sfondin e Ambasadës Shqiptare, në Athinë, janë vendosur fotografitë e ambasadorëve, që fillon nga ambasadori, i parë shqiptar, Lik Seiti…Një godinë e bukur sa dhe krenare, sipër së cilës valvitet flamuri i kombit shqiptar, sidomos këtë vit, duket se valvitja e tij ka një dimesion të ri, duke përmbledhur në valvitjen e tij dy plus përfaqsime. Më kujtohet dhe më ngacmon sadopak, teksa hedh këto pakë radhë, takimi i parë sa dhe i përzgjedhur nga vet ambasadori, Vili Minarolli në sapombritjen e tij si ambasador i Shqipërisë në Greqi. Në kafen e rastit, në rezidencën diplomatike, duke i’u prezantur vendorigjinën: Nga Sevasteri i Vlorës, ambasadori i nderuar me humorin dhe qetsinë e tij karakteristike, më thot: “Oh jeni nga vendi i ambasadorit të parë shqiptar, në Athinë, të nderuarit Likë Seiti”…
Atëherë kur marëdhëniet ishin të ngrira dhe kufijtë të mbuluara nga akulli, në vitin 1971, Republika e Shqipërisë vendos marëdhëniet diplomatike me Greqinë fqinje. Pra, ambasadori i parë i shkrirjeve të akullit është pikrisht, Likë Seiti, biri i Sevasterit, të Vlorës, ku do të shfaqte aftësitë diplomatike, formimin si udhëheqës dhe shpirt-madhësinë si njeri i kompletuar.
Reth viteve 1975 në qytetin e Vlorës mbërrijti në qytet e dha në pallatin e Sportit, koncertin e madh këngëtarja greke me famë, Maria Faraduni.
Të 17 këngët e saj pa asnjë pauzë, kënduar prej saj u pritën me duartrokitjet frenetike të artdashësve vlonjat, pa përfilluar atëkohë censurën e sistemit.
Ansamblet e këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Greqi, dhe grupet e këngëtarve grek, koncertet e ndërsjellta, po shkrinin akullnajën mes dy vendeve pranë njeri-tjetrit, sa dhe të largët, ndër meritat e shënuara për politikën e fqinjësisë së mirë, në favor të diplomatit Lik Seiti.
DJALI NGA SEVASTERI, PËRFAQSUES I DENJË I VENDIT
Lik Seiti lindi në vitin 1928, nga çifti, Seiti dhe Orizja, e përbërë nga 4 fëmijët, tri motrat dhe vëllai i vetëm!
Shania vajza e parë, vëllai e vetëm Lika, si dhe dy motrat e tjera Atemja dhe Urania, përbërja e familjes Seiti, e formuar qysh në moshën 15 e 16 vjeçare.
Qysh në moshë të re, Lika shfaqi, etje për dije, aftësi të mbimoshës, vizion të ri mbi bashkëmoshatarët, mjeshtëri për të komunikuar, dhe për të depërtuar në jetë. Për shkak të gjëndjes ekonomike, babai i tij u detyrua të përballonte varfërinë, duke marrë rrugët e kurbeti, dhe emigroi në Amerikë. Pas 7 vjetëve ai mundi të kthehej në shtëpinë e tij. Nusja e tij, bukuroshe, u befasua nga pamja e burrit shtatë lartë, kur trokiti tek porta e shtëpisë, por ajo nuk e pikasi që ai të ishte pikërisht burri i saj. Teksa fshinte shkallët e shtëpisë, përballë burrit, të pa njohur, mbylli portën dhe u fut brënda saj. Kur e mori vesh se burri i pahshëm dhe i veshur si aristrokrat ishte burri i saj, fshati dhe shtëpia u shndrruan në festë. Vinte djali nga kurbeti më i burrëruar dhe i zoti, jo më për familjen e vet.
Lika, djali i parë, vëllai mes tri motrave, lindi pas një viti, të motrës së madhe Shania dhe më pas do të lindënin dhe dy motrat e tij, Atemja, dhe Urania. Në një ditë të vitit 1944, Lik Seitit në Sevaster i dogjën shtëpinë dhe i vrasin babain. Ishte në moshën 15 vjeç, përballë kësaj drame, përballi jetën e familjes së tij dhe u bë DIKUSHI në jetë. Në këtë rrethana të vështira spikatën, edukata e lartë dhe formimi i plot i të riut moshëmadhore dhe fliste për të nesërmen e përfaqsimit dinjitoz. Veprimtaria politike dhe patriotike në shërbim të kombit e diplomatit, Lik Seiti, ka zënë vend edhe në Muzeun Historik të Vlorës, ku gjen të dhëna të rrepta, e me vlerë për figurën shumëdimensionale të Lik Seitit. Djaloshi nga Sevasteri qysh në moshën e rinisë, është dalluar për aftësinë drejtuese, nivel intelektual, dhe forcë organizuese në drejtimin e Organizatës së Rinisë Antifashiste të Vlorës. Vlerat e tij si njeri, vyrtytet dhe aftësia si diplomat të shpalosura, bënë që ky të ngjiste shkallët e karierës, duke u bërë njeriu më i kërkuar në krahinën e Sevasterit e me tej, duke i besuar atij detyra të rëndësishme për të përfaqsuar, jo më Vlorën por edhe vendin. Pamja e tij fizike dhe vizuale, mpleksja e urtësisë, zgjuarsisë dhe largpamësisë, përbënin njeriun e kompletuar, po përgatisnin njerin e nesërm për të ngjitur shkallët e karrierës së tij, duke u bërë një ndër ambasadorët më jetëgjati dhe në detyrat më të vështira të vendit. Gjuha e butë dhe shumëgjuhësia e njohur dhe përdorur rrjedhshëm: turqishtja, frëngjishtja, greqishtja dhe sërbo-kroatishtja, kishin selitur diplomatin më të sukseshëm dhe më jetëgjatin në karierë!
KARIERA
Lik Seiti nisi karierën e tij diplomatike në vitin 1958, me detyrën e komisarit diplomatik në Ankara. Në këtë detyre shënoi suksesin, duke i hapur rrugë karierës në ngjitje diplomatit. Më pas u caktua si ambasador i jashtzakonshëm, po në Turqi. Në vitin 1966, caktohet me detyrën e vështirë si ambasador në Beograd. Ishte koha e vështirë dhe mardhëniet më të acaruara me Jugosllavinë, ku dhuna serbe deri në genocid mbi shqiptarët në trojet e tyre, dhunoheshin e vriteshin nga politika sllavo-serbe. Ishte një gjetje e goditur aso kohe caktimi i ambasadorit, Seiti në Beograd. Pa mbarur ende detyrën në Jugosllavi, kaloi po në detyrën e ambasadorit, pra atë ambasadorit të parë në Athinë, në vitin 1971. Duke përfunduar afatin e diplomatit për 10 vjet, ambasadori Lik Seiti, caktohet si Dekan i ambasadave të huaja në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Në vitin 1980-1988, ricaktohet përsëri ambasador në Jugosllavi. Dy vitet e fundit, të karierës së tij diplomatike, Lik Seiti caktohet si funksionar i lartë në ministrinë e Punëve të Jashtëme, për çështjet ballkanike. Në karierën e tij diplomatike, ambasadori Seiti, ndikoi në klimën e mardhënieve shumë të acaruara mes dy vendeve fqinje. Në marëdhëniet e acarta, ai mundi të përdorte si “katalizator” grupet kulturore e artistike, për shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në këto vende ka luajtur rol në zbutjen e klimës dhe në afrimin mes vendeve respektive. Lik Seiti nuk ishte ambasadori fodull, por karakterizohej nga thjeshtësia, maturia, vizioni, i komunikueshëm dhe fjalë ëmbël. Ai ruajti zhvilloi dhe përcolli dashurinë për vendlindjen, njerëzit dhe gurët. Lik Seiti, si një yll karvani, në qiellin pa re me bashkëshorten e tij Hajrie Kreshpa, nga një familje me zë në Vlorë, lindën rritën, po su shmallën me bijtë e tyre për shkak të detyrës së diplomatit, afirmuan tre djemtë tyre: Gencin diplomat, pasioni i tij dhe i babait, Kastrioti përfundoi me medalje Ari, studimet në Universitetin e Parisit. Ndërsa Astriti mjek gjinekolog, pedagog në Amerikë, përfaqsojnë me dinjitet e krenari shqiptarët.
Lik Seiti intresohej dhe ishte i dhimbsur me njerëzit e fisit, të krahinës, nipërit dhe mbesat e kujtojnë… Ai shfaqte respekt e dhëmsuri për njerëzit dhe vendlindjen. Edhe nga rrëshqitja e lotit të ngrohtë në faqen e tij, shfaqej njeriu e ndjeshëm dhe i dhëmsur. Ai komunikonte me motrat e tij si vëlla dhe si prind i tyre. Kur ishte ambasador në Ankara, i shkruante motrës së tij Ateme: “E dashur motër, hidhuni nga Vlora, dhe nga fshati, se më ka marrë malli shumë edhe për gurët. Fillojeni që nga shtëpia e parë e fshatit e deri poshtë në Dautaj, te dajot se jemi të gjithë vëllezër”…
Shkonte shpesh në vendlindjen e tij, në Sevaster me autobuzin e linjës si bir i fshatit, jo si ambasador i vendit. “E ruaj një kujtim sot e 30 vjet më parë, thot Strat Xhelili, ish shofer i parkut të Autobusave, Vlorë. E kam pasur udhëtar të thjeshtë diplomatin në autobuzin e linjës për në Sevaster. Ai më ka dhënë si kujtim një biçak të vogël. E ruaj edhe sot pas kaq vitesh. Është një dhuratë e vogël, por ka simbolikën në mes”, kujton me respekt, Strati pas 30 viteve.
Vitet do të shkojnë, por nuk mund të mbulojnë me pluhrin e harresës njerëz të përmasave të mëdha, me vlerë për historinë, për kombin.
Një ndër këta “gur fosforndriçues”, udhërrëfyes është edhe Lik Seiti, ambasadori më jetëgjatë i vendit, bir dhe krenari e Sevasterit, Vlorës, dhe Vendit…

