Flet si bavarez, Tuchel: Bayern Munich e ka në ADN fitoren dhe përkushtimin!

Thomas Tuchel është prezantuar këtë të shtunë si trajner i Bayern Munich.

Tuchel mori drejtimin e bavarezëve pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ditën e djeshme, e premte, ndërsa ishte pa skuadër që prej shtatorit kur u largua nga Chelsea.

Duke folur gjatë prezantimit në krye të kampionëve të Gjermanisë, Tuchel theksoi se AND-ja e Bayern-it ka të bëjë me fitoren dhe përkushtimin.

“Kur nënshkruan një kontratë me FC Bayern, është një nder i madh. Falënderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness. Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayern. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin. Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu me mënyrën e fitores. Skuadra është një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë. Unë me të vërtetë pres që të ecim përpara me këtë skuadër.”-deklaroi trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + eight =