Boniek: Me Shqipërinë duhet fitorja, por nuk do të jetë e lehtë

Legjenda e futbollit polak, Zbigniew Boniek mbajti një qëndrim kritik mbi zgjedhjet e Fernando Santos në ndeshjen mes Çekisë dhe Polonisë si dhe paralajmëroi se fitorja nuk do të ishte e lehtë për tu arritur të hënën edhe pse në këtë moment është jetike për përfaqësuesen polake.

“Mendoj se të hënën përballë Shqipërisë na duhet të marrim një fitore edhe pse e di fare mire se një rrezultat i tillë nuk do të jetë i lehtë për tu arritur”, tha ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit.

Zbigniew Boniek më tej vendosi që të kritikonte edhe një zgjedhje personale të Fernando Santos kur spostoi në krah Sebastian Szymański-n.

“U tmerrova kur vura re se kaloi në krah një lojtar si Sebastian Szymański. Më vjen keq që Santos nuk u këshillua siç duhet nga ndihmësi i tij Grzegorz Mielcarski”, shkroi në “Twitter” Zbigniew Boniek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 4 =