Ministrja Xhaçka takon sekretaren e përgjithshme të OSBE, Ukraina në fokus

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid.

Pas takimit, ministrja Xhaçka dhe Sekretarja e Përgjithshme Schmid u ndalën në një deklaratë për mediat, ku në fokus ishte Ukraina dhe roli i OSBE.

Xhaçka tha se OSBE mbetet një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Mirënjohës për kontributin e rëndësishëm të tyre në një sërë kauzash dhe reformash.Agresioni në Ukrainë, një nga temat kryesore të bisedës tonë.

Në të gjitha këto drejtime, OSBE do të ketë bashkëpunimin e plotë të Shqipërisë dhe mirëpresim kontributin e Pranisë së OSBE dhe mbështetjen e saj në reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit tonë”, tha ministrja e Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + sixteen =