A po zhvendoset lufta? Rusia: Ukrainasit kanë sulmuar fshatrat tanë

Zyrtarët rusë thanë të enjten se sabotuesit ukrainas kaluan kufirin me Rusinë perëndimore dhe sulmuan fshatrat lokalë.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se luftimet me njësinë e sabotazhit po zhvilloheshin në rajonin rus të Bryanskut. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët ukrainas dhe rrethanat e sakta të incidentit janë ende të paqarta.

Nëse konfirmohet, do të ishte një tjetër tregues, pas sulmeve me dron në fillim të kësaj jave, se Kievi mund ta çojë luftën në territorin rus, duke ekspozuar dobësitë mbrojtëse ruse, duke vënë në siklet Kremlinin dhe duke mbjellë shqetësim mes civilëve rusë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 8 =