Kuçova kantier ndërtimi/ Kandidati Maliqi takime motivuese

I pandalshëm në fushatën e tij të takimeve me votuesit e Kuçovës kandidati për kryettar Bashkie, Lefter Maliqi. Pasi ka përfunduar turin e parë të takimeve me banorët e të gjitha zonave të gjendura nën administrim të bashkisë së qytetit të naftëtarëve, Maliqi sapo ka nisur turin e dytë, duke përzgjedhur takimet në grupe të vogla dhe jo mitingjet masive. Një forëm kjo, sikurse shprehet për “shtypi.net” mjaft efikase për të garantuar bashkëbisedim konstruktiv dhe produktiv. “Kemi zgjedhur takimet në grupe të vogla sepse janë më me rendiment, si për cilësinë e bashkëbisedimit, për konstruktivitetin, por dhe sepse i nxjerrin sa më në pah hallet reale të komunitetit. Janë një lloj bashkëbisedimi familjar, ku të gjithëve u vjen rradha të shprehen dhe të diskutojmë zgjidhjet e halleve që dalin”, vlerëson Maliqi, ndërkohë që drejtuesi i zyrë së tij të shtypit njofton se takimi i ditës së sotme ka qenë në fshatin Goraj dhe në një lagje të qytetit të Kuçovës. “Takim motivues dhe frymëzues mes demokratëve dhe banorëve. Premtuam asfaltimin e rrugës Goraj-Drizë-Velagosht, rrugën Goraj-Qafa e Spitalit Kuçovë, rrugët e parcelave dhe lagjeve etj. Hallet e popullit nuk njohin Partitë! “Kuçova Kantier Ndërtimi”, bën me dije zëdhenësi i shtypit i Z. Maliqi. / Shtypi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + one =