I riu rreh babain, pastaj i vë zjarrin stallës së bagëtive dhe traktorit

E rëndë në Bulqizë. Një 33-vjeçar ka përfunduar në pranga ditën e sotme pasi ka dhunuar babain e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

I riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × three =