Homazhet për Nishanin, Meta: Shkëlqeu në çdo detyrë, politikani më serioz i këtyre dekadave

Ilir Meta ka folur për gazetarët pas kryerjeve të homazheve në Presidencë ku po bëhen nderimet për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Meta tha për mediat se Nishani ishte një politikan dhe një shtetar i përgjegjshëm.

“Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të këtyre dekadave. Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik dhe i demokracisë.

Në çdo detyrë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, i demokracisë, vlerave më të rëndësishme. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, edhe për të gjithë ata që patën një mundësi ta njihnin më pranë dhe të njihnin virtytet më të mira që ai mishëronte në personalitetin e tij human”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =