Gjermania armatim modern për Ukrainën, kancelari Scholz: Putin nuk duhet të fitojë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Gjermania premton se do të dërgojë një sistem modern antiajror në Ukrainë për ta ndihmuar në përballjen e saj më Rusinë.

“Putin nuk duhet të fitojë dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”. Kështu u shpreh kancelari gjerman Scholz gjatë një fjalimi në Bundestag ku dënoi brutalitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

“Është thelbësore që Ukraina të mbrohet dhe të ketë mundësi që ta bëjë këtë gjë. Putini nuk duhet të arrijë objektivat e tij. Këtë imperializëm në Europë nuk do ta pranojmë asnjëherë”, përfundoi Scholz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =