Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur këtë të mërkurë dhe do të hyjë në fuqi në orën 18:00. Sipas Bordit të Transparencës, nga 239 Lekë/litër, nafta do të shitet me 248 lekë për litër.
Benzina do të shitet me 244 lekë për litër nga 237 lekë për litër që ishte më përpara. Vetëm çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, pra do të shitet 90 lekë për litër,Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.