U gjet e pajetë në afërsi të një kanali, policia identifikon 37-vjeçaren! Ishte larguar nga banesa 10 ditë më parë!

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë ku u gjet e pajetë një vajzë në afërsi të Bypass-it të Shkodrës.

Panorama.al mëson se e reja është identifikuar si Leze Qosja 37 vjeçe banuese në Dobraç të qytetit verior.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 20 =