Në krye të OKB! Shqipëria merr drejtimin e këshillit të sigurimit në New York

Shqipëria të mërkurën e 1 qershorit, merr presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Kësaj ngjarje historike për vendin tonë i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me  Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.

Zyra e shtypit në kryeministri thotë se ky takim ka shërbyer për të diskutuar   programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit  dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, e të drejtave të njeriut.

Kryeministri Rama, i cili në këtë takim ishte bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka,  është takuar edhe me  Linda Thomas Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në OKB.

Kryeministri thotë se ambasadorja Greenfield, shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm  ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 3 =