Moska reagon pas valës së re të sanksioneve nga BE-ja

Rusia është kundërpërgjigjur në valën e re të sanksioneve të BE-së, duke deklaruar se “ndryshimi i shpejtë i mendimit tregon se BE nuk është në gjendje të mirë – ne do të gjejmë importues tjerë”, shkruan “B92”

Përfaqësuesi i përhershëm rus në organizatat ndërkombëtare në Vjenë Mihail Uljanov deklaroi përmes publikimit në Twiter si përgjigje në deklaratën e kreut të Komisionit Evropian Ursula von der Lajen se Rusia do të gjejë importues tjerë të naftës së saj.

“Rusia do të gjejë importues tjerë, është me rëndësi të thuhet se “Ndryshimi i shpejtë i mendimit tregon se BE nuk është në gjendje të mirë – ne do të gjejmë importues tjerë”, ka shkruar Uljanov.

Si dihet mbrëmë krerët e vendeve anëtare të BE-së arritën pajtimin për ndalimin e importimit të naftës ruse, lajm që u publikua nga kreu i Këshillit Evropian Sharl Mishel.

“Kjo ndërlidhet me dy të tretat e importit të naftës nga Rusia dhe ndërpret burimin me rëndësi të financimit të makinerisë ruse” ka thënë Mishel, duke potencuar se presioni ndaj Rusisë nuk do ndalet deri në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − twelve =