“Lufta e Tretë Botërore ka filluar”

“Operacioni special i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe Lufta e Tretë Botërore ka filluar”. Kështu ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.

Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të “çmilitarizonte” NATO-n, raporton uebsajti ukrainas i lajmeve “Ukraina World”.

“Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar. Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore. Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”, ka thënë ajo.

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainën lindore. Kuleba shtoi gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.

Megjithatë, në një pengesë të mundshme për Ukrainën, Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë dje raportet se SHBA po shqyrtonte dërgimin e sistemeve të raketave me rreze të gjatë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 1 =