Çmimet e larta të vajit/ Braçe gjen “zgjidhjen” : Blini vaj ulliri, i jashtëzakonshëm për t’u ushqyer dhe kursyer

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet.

Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.

“Çfarë t’ju them? Natyrisht që Bordi i çmimeve bëri mirë që vuri në kontroll çmimin e vajit të lulediellit, por mesa duket qenka kompensuar me çmimin e vajit të misrit. E kisha dëgjuar edhe këtë fakt. Bordi bëri një ushtrim jetik për vajin e lulediellit, analizoi blerjen dhe vuri nën kontroll çmimin. Një thirrje kam, nga Lushnja në Divjakë, Berat, Fier, Dumre, sipër në Lezhë keni vaj ulliri me 400-450 lekë/litër. Sa të blini vaj misri me 500-550 lekë, shkoni e blini vajin tonë të ullirit, është i jashtëzakonshëm për t’u ushqyer dhe për të kursyer siç duket qartë nga çmimet tani”, tha Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =