Bulqizë/ Plagoset minatori, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një minator në Bulqizë është lënduar gjatë punës. 51-vjeçari B.T teksa punonte në minierën e kromit është aksidentuar duke u lënduar në këmbë. Ai është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës,  është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 14 =