“Më filmoi kunati, vëllai më thotë do të vras”, flet 20-vjeçarja që u kap me të dashurin në shtrat: Çfarë më tha i dashuri, babai më gjuajti…

Ka folur nusja 20-vjeçare e cila tradhtoi bashkëshortin e saj në Librazhd dhe u kap “mat” nga vjehrra dhe vjehrri.

Më pas ajo shton se është kërcënuar me jetë nga i vëllai i cili jeton jashtë.

20-vjeçarja në rrëfimin e saj, shpjegon se ka folur me të dashurin pas ngjarjes, duke tregua se këshilla e tij është që të denoncojë personat që e kanë filmuar.

“Kanë reaguar shumë keq. U ka rënë të fikët të dyve prindërve. Nuk e prisnin. Janë të dy shumë keq. Babi nuk mundet. Kam mundur të flas me bashkëshortin. Ai vetëm më ka mallkuar.”

“Tani kam marrë urdhër mbrojtje. Kam marrë urdhër mbrojtje nga babai. Kam frikë. Me babin nuk flas dot se kam frikë dhe ai vazhdon. Nuk e duron dot atë që ka ndodhur. Dhe flet me fjalë të pista. Ka përjetuar këtë dhe nuk duron as të më shoh më sy.”

“I kanë nxjerrë njerëzit e burrit. Ata i kanë shpërnda se tjetër kush nuk i ka. Zoti paftë me ta. Një natë kam ndenjur në spital. Babai më gjuajti edhe në sy të policëve. Me të dashurin kam folur dhe më ka thënë se duhet të denoncosh se i ka parë video vetë. Ai më ka nxitur të denoncojë ato që janë në video. Ai nuk e di, por më tha se duhet të bësh ti denoncim. Ai është nga Librazhdi. Më kanë thënë disa që je ti.”

“Vëllai më ka thënë se kur të vij do të vras. Nuk ke turp e gjëra të tilla.” tha e reja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 6 =