Delimitimi i zonave detare me Greqinë/ Presidenti Meta: Nuk jam informuar për negociatat politike!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka dhënë sqarimet e tij në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Sipas tij, ka qenë vetë ai që ka kërkuar herë pas herë që kryeministri të marrë drejtimin e negociatave, por në asnjë moment nuk ka marrë një përgjigje shteruese nga ana e qeverisë.

Sipas tij, është qeveria që duhet ti dalë për zot një marrëveshje të kësaj natyre, duke deklaruar se kryeministri nuk ka qenë transparent.

“Në 13 qershor 2018 është realizuar një takim.  U dakordësua që kryeministri të udhëhiqte negociatat me shtetin grek. Për këtë do paraqiste një kërkesë presidentit për ti drejtuar ai këto negociata.
Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me një shkresë rikërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonese që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga vetë kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi.

Sërish nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit.

Presidenti sërish me një shkresë i rikërkoi kryeministrit ndërhyjnë e tij në mënyrë që negociatat të udhëhiqeshin nga ai. Edhe për këtë kërkese nuk pati reagim dhe KM nuk parashtroi kërkese për autorizim.

Gjatë kohës që Km mbajti edhe detyrën e ministrit të jashtëm nuk pati asnjë informacion për këtë çështje.

Kryeministri gjatë kësaj detyrë që mbante edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm ka komentuar zhvillimet ligjore për çështjen e detit.

Me presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk ka një përgjigje shteruese nga ana e KM dhe e ministrit të Jashtëm.

Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtare janë larguar nga funksionet bazë.

Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash politike.

Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi cdo dakordësi politik i dhënë nga kryeministrat, apo çdo qasje publike përmes deklaratave janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera.

Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eight =