Dua Lipa tregon linjat trupore, teksa zhvishet për të bërë plazh në Portofino

Ajo aktualisht është duke bërë turne për albumin e saj “Future Nostalgia” nëpër botë.

Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa u zhyt në ngrohtësinë e diellit të shtunën në Portofino, Itali ku po shijonte një ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 26-vjeçare vuri në pah barkun e saj të rrafshët dhe vithet e tonifikuara në një palë bikini ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.

Image

Ajo tregoi stilin e saj të bujshëm teksa u mbulua me një palë pantallona rozë të markës “Stone Island” dhe një jelek të gjelbër.

Këngëtarja e hitit “Levitating” kishte vënë një zinxhir elegant prej ari, teksa me krenari kishte vënë në pah koleksionin e saj të tatuazheve në trup.

Image

Dua Lipa

Bukuroshja natyrale kishte një fytyrë të freskët, teksa i kishte lënë flokët e saj të zeza, të binin lirshëm mbi supe.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në: Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + fourteen =