Presidenti Vladimir Putin është gati të diskutojë një shkëmbim të të burgosurve me Ukrainën, sipas kancelarit të Austrisë.
Karl Nehammer tha se qëllimi i thirrjes ishte të përcaktonte nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë, raporton Sky news, pëcjell “Bota sot”.
Ai shtoi se thirrja ishte e rëndësishme për të përballur Putinin me realitetet e luftës në Ukrainë.
Ai tha se Moska do të përmbushë angazhimet e saj për furnizimin e gazit natyror dhe ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.