“Rrëfimet nacionaliste në rajon, benzinë për konflikte në të ardhmen”

Rrëfimet nacionaliste që mbizotërisht ushqehen në Serbi janë benzinë për konflikte në të ardhmen, ka thënë drejtori i qendrës për rajonalizëm në Beograd, Aleksandër Popov.

Në tribunën “30 vite që nga rrethimi i Sarajevës”, Popov vlerësoi se është problem i madh që gjeneratat e reja nuk janë të vetëdijshëm rreth ngjarjeve të viteve të 90-ta.

“Rajoni është i mbushur përplot me urrejtje dhe urrejtja [sot] duket të jetë edhe më e hidhët. Është sikurse lufta të kishte ndodhur dje. Nacionalizmi dhe popullizmi po gëlltiten lehtë”, ka thënë politologu serb, raportoi “Nova”.

Mosdija e gjeneratave të reja rreth ngjarjeve të viteve të 90-ta, sipas Popov, shfrytëzohet nga aktorët politik.

“Është benzinë për politikanët, [që] përmes nacionalizmit dhe popullizmit, t’i rinojnë tregimet dhe të [nisin] ‘çlirime’ njëjtë sikurse Rusia po ‘çliron’ Ukrainën nga ukrainasit, sikurse ne po e ‘çlirojmë’ Vukovarin”, tha ai.

“Nëse nuk ua rikujtojmë gjeneratave të reja të këqijat që kanë ndodhur”, u shpreh Aleksandër Popov, “këto tregime mund të përsëriten”.

Edhe gazetari Rade Radovanoviç paraqet një pikturë të errët të shoqërisë serbe. Qytetarët serbë, thotë ai, “janë zhytur në kuptime patologjike të nacionalizmit”.

“Në masë të madhe u rikthye në nazizëm, sepse çfarë u bë nga ana serbe në luftë ishte në fakt nazizëm i zhveshur”.

Forumi u organizua nga Qendra për Rajonalizëm dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës, në kujtim të viktimave të rrethimit të Sarajevës dhe aktivistëve kundër luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + eighteen =