Një tjetër vendim i Alibeajt që acaron Berishën

Grupi i 20 deputetëve të PD-së që u mblodhën nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt vendosi përbërjen e anëtarëve nga PD për komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore si dhe komisioni hetimor për investimet strategjike.

Pjesë e komisionit atij zgjedhor Alibeaj ka zgjedhur edhe Oerd Bylykbashin i pozicionuar tek komisioni i “Rithemelimit”.

Alibeaj mbylli negociatat me Ballën për procesin e zgjedhjes së Presidentit edhe pse në fund të mbledhjes e la një shteg kur tha se PD nuk do ta bojkotojë si proces dhe se është gati deri në afatin e fundit që të negociojë nëse PS bie dakord me dokumentin e hartuar prej atij, por hapi një debat të ri me Berishën duke propozuar në emër të grupit anëtarët për dy komisione të rëndësishme atë zgjedhore dhe territoriale. Berisha është shprehur se Alibeaj nuk ka tagrin për të vepruar në emër të grupit.

Vihet re se gjatë këtyre komisioneve. Alibeaj ka përfshirë gjithë grupin e vet si përbërje përjashtuar  Oerd Bylykbashin e ‘Rithemelimit’, Grida Dumën e papozicionuar dhe Ervin Salianjin si anëtar zëvendësues  i komisionit për reformën zgjedhore.

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:

Kastriot Piroli (anëtar zëvendesues)

Jorida Tabaku (anëtar zëvendesues)

Komisioni për Reformën Territoriale:

Merita Bakiu (anëtare zëvendësuese)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore:

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendesues)

Eralda Bano (anëtare zëvendësues)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 20 =