Kryeministrja finlandeze takohet me Zelenskyn: Do ndihmojmë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev.

Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase të Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve lokale, shkruan BBC. Marin kishte veshur një jelek antiplumb, ndërsa u filmua duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë.

Udhëheqësja finlandeze u zotua të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve dhe rivendosjen e infrastrukturës.

Kryeministrja njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.Ajo ka mbështetje nga SHBA, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë, duke akuzuar vendet nordike se strehojnë militantët kurdë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =