Deputeti Tritan Shehu duket se vite më parë ka diagnostikuar drejt qasjen politike të ish kundërshtarit të tij, sot aleatit më të madh Sali Berisha.
Dikur, si nënkryetar i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, e cilësonte rolin e Berishës si përçarës të opozitës.
Shehu dikur ia faturonte Berishës përçarjen e opozitës duke theksuar se:
“ Zoti Berisha nuk i ka kompetencat, mundësitë, aftësitë, për të përjashtuar njeri dhe as për të gjykuar të tjerët. Së pari të gjykojë veten e tij, pozicionin e tij në këto vite, i cili ka qenë sistematikisht, që nga ’97-a, pozicioni dhe roli i njeriut, i cili ka përçarë opozitën, ka penguar bashkimin e opozitës, e ka larguar opozitën nga pushteti, duke pasur frikë nga bashkimi, unë mendoj në bazë të sloganit “Përça dhe sundo.”
Objekti kryesor për këtë vit duhet të jenë lëvizje të mëdha të opozitës së bashkuar, shprehej Shehu në atë kohë.
E mesa duket, përpos piruetave të Tritan Shehut, pak gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë. /TemA/