PERVETESIMI I HISTORISE SHQIPTARE PER FALCIFIKIMIN E “HISTORISE” SERBE, SI METODE PER KRIJIMIN E KOMBIT SERB DHE SHTRIRJEN E TIJ NE GADISHULLIN ILIRIK/BALLKANIK[2]

Nga Niq Krasniqi
“Historianet” e “artistet” serbe kane falcifikuar pikturen e famshme qe tregon per shpernguljen e madhe te SHQIPTAREVE ne vitin 1689-90, pasiqe ushtria Austro-Hungarise ne krye me Gjeneralin Giovanni Norberto Piccolomini dhe kryengitesit shqiptare ne krye me Izmot Pjetër Bogdanin ne vitin 1689 kishin humbur luften kunder P. Osmane pasiqe ishin goditur nga kolera, semundje kjo epidemike qe shkaktoi vdekjen e shume kryengritesve, perfshi Izmot Pjeter Bogdanin (6 dhjetor 1689) dhe Gjeneralin Piccolomini.
Per te deshmuar per kete ketu disa “forografi që dëshmojnë për falcifikimin e fabrikimin e “historise serbe”, sidomos të “shpërnguljes së madhe serbe”, në të cilën bazohet propaganda serbe.
Për ilustrim shikoni fotografinë (1) në origjinal (nga Paja Jovanoviq), që paraqet shpërnguljen e shqiptarëve nga Dardania (1689) së bashku me tërhjekjen e Ushtrisë austro-hungareze, për të cilën flasin, jo vetëm veshja me TIRQI e të ikurve, që nga burrat deri të femijët, por edhe Flamuri Kuq-e-Zi;
Pastaj shikoni falcifikimin e fabrikimin e kësaj fotografie me vonë në bazë të qëllimeve propagandistike e shoveniste, ku në vend të Flamurit Kuq-e-Zi shfaqet ‘flamuri serb’ me tri ngjyra kuq-kaltërt-bardh, edhe pse në atë kohë (1689) ky flamur nuk ekzistonte, jo vetëm te serbët, por as te sllavët, (tek rusët tek në vitin 1896), po as tek francezët (1794)!
Ndërsa fabrikimit të propagandës serbe për rolin e priftit “serb” Arsenije për udhëheqjen e ekzodit Prof. Bytyçi i jep përgjegje sipas historianëve të huajë (neutralë):
“Dhe duke iu rikthyer tezës serbe për shpërnguljen e serbëve në atë betejë, Malcolm dhe historianë të tjerë provojnë me dokumente se prifti serb i kohës Arsenije nuk ishte në Prizren më 6 nëntor 1689, siç pretendojnë historianët serbë. Për pasojë bie poshtë hipoteza sipas të cilës prifti në fjalë të shërbejë si burim i të dhënave të rrejshme të Akademisë së Serbisë. Ndërkaq Malcolm dhe të tjerë historianë, përmes hulumtimeve provojnë se Arsenije nuk ka qenë fare në Kosovë, përkundrazi, ishte në Rusi dhe se kronikat e kohës shkruajnë që nga Kosova asokohe u shpërngulën për shkak të dhunës jo 37 mijë familje, por 40 mijë frymë, d.m.th banorë të Kosovës, ku bënin pjesë edhe shqiptarë si dhe serbë nga trevat e Serbisë së sotme, të cilët iu bashkuan turmës gjatë udhëtimit të saj drejt Hungarisë.”
Në këtë kontekst duhet shtuar se në shek. e XVII një pjesë e madhe e banorëve shqiptarë të Dardanisë, respektivisht që nga Sangjaku i Nishit e Jeni Pazarit, tek ai i Pejës e Prizrenit, deri tek Sanxhaku i Shkupit, Dibrës e Manastirit ishin të besimit të krishterë orthodoksë dhe se prania e priftërinjëve orthodoksë në mesin e të ikurve nga Vilajeti i Kosovës në vitin 1689 është më se normale. Ashtu siç edhe pasqyrohet në fotografinë e parë.
Ndersa ketu edhe njehere po theksoj se pervetesimi i historise se shqiptareve per me gjate se nje shekull i ka sherbyer flacifikimeve per krijimin e “historise” e kombit serb, ne dem te shqiptareve dhe trojeve te tyre.
Falcifikime e “histori” keto sipas “Nacertanijes” se Ilija Garashaninit (1844), si plan per shfarosjen e shqiptareve dhe memorandumit te Akademise serbe me autor Vaso Cubriloviqin; “Seoba arnauda” (1937), si plan per shpernguljen e shqiptareve nga trojet e veta:
“Që Shqipetaret të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën dhe tu vrasin krenarinë, tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe tu fshijme simbolet, duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejne dhe mosdurojne njeri-tjetrin e perfundimisht të mohojne vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e shqiptarëve është vetegzistenca e kombit serb.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =