Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, pak ore më parë ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri.
Gjatë konferencë ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku në një moment reagimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë dhe te vetë ai.
Ai dëgjoi pyetjen e gazetarit te njohur sportiv Altin Sulçe dhe më pas hoqi kufjet, ku nisi të përgjigjej në italisht duke menduar se pyetja i ishte drejtuar në shqip. Më pas ju tha se pyetja ishte në anglisht.
“A në anglisht, kujtova se fole shqip”, tha Murinjo duke shkaktuar të qeshura në sallë.