Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një vendim për Ministrinë e Emergjencave, pas vdekjes së mistershme të ish-ministrit. Presidenti rus ka vendosur ish-truprojën e tij personale në krye të Ministrisë së Emergjencave.
Një vendim i tillë është marrë disa muaj pasi ish-ministri ra në mënyrë misterioze nga një ujëvarë, ku edhe humbi jetën. Ish-ministri Yevgeny Zinichevish gjithashtu një ish truprojë e presidentit rus.
Në lidhje me figurën e tij dihet shumë pak, mes thashethemesh se kishte shërbyer në agjencinë e kundërzbulimit FSB si dhe në FSO, përgjegjëse për ruajtjen e zyrtarëve të lartë.
Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, është truproja i gjashtë i presidentit rus që emërohet në një post të lartë në qeveri.