Lufta/ Zelensky i vendos kushte Rusisë: Ukraina do t’i kthehet bisedimeve vetëm nëse…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka vendosur kushte Rusisë duke deklaruar se Ukraina do ti kthehet bisedimeve me vetëm pasi Moska të ketë kthyer territoret e pushtuara pas 24 shkurtit, duke parashtruar në këtë mënyrë kushtet e tij për negociatat e paqes gjatë një interviste për gazetën japoneze “NHK”.

“Ne duam të kthejmë territorin tonë në kufijtë e para 24 shkurtit. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha Zelensky.

Ai tha gjithashtu se pa çlirimin e territoreve të  ‘pushtuara’ nga trupat ruse në këto tre muaj armiqësie, bisedimet për armëpushim me Rusinë do të jenë të vështira. Udhëheqësi i Kievit përsëriti se Donbass dhe Krimea janë ukrainase, por pranoi se tani detyra kryesore është çlirimi i territoreve të pushtuara pas 24 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − two =