Deputeti i Ferdinand Xhaferaj ka komentuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, Xhaferaj tha se Berisha u “kthye nga pension politik për të nxjerrë në pension politik opozitën”.
“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj.