Sali Berisha rikthehet në krye të PD-së, “shpërthen” Ilir Demalia: Kanë shkaktuar këtë katrahurë 30-vjeçare dhe sot duan të na japin shpresën që do të jenë shpëtimi i…

 

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ilir Demalia ka folur mbi rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në kreu të Partisë Demokratike.

Demaliaj tha se, zgjedhja e Berishës tregon se sa në gjendje të rënë është në radhë të parë vetë kjo parti që është pasqyrim i politikës 30 vjeçare. Sipas tij Berisha nuk duhej që të ishte në politikë edhe sikur të kishte bërë mrekullira.

Ilir Demaliaj: Politika, jeta kulturore në Shqipëri janë të gjithë bëjnë sikur. Zgjedhja e Berishës tregon se sa në gjendje të rënë është në radhë të parë vetë kjo parti që është pasqyrim i politikës 30 vjeçare. Sikur Berisha të kishte qenë një njeri normal gjatë qeverisjes së tij, nuk po them të kishte bërë mrekullira por të kishte qenë një njeri normal, tani nuk duhet të ishte në politikë. Edhe po të kishte bërë mrekullira prap nuk duhej të ishte në politikë. 30 vjet është po kjo klasë politike.”

Ai tha se figurat kryesore të Partisë Demokratike janë po ata njerëz që kanë bërë këtë katrahurë 30 vjeçare.

Ilir Demaliaj: “Shikoni figurat kryesore të PD janë: Sali Berisha , Tritan Shehu, Genc Pollo po ata njerëz që kanë bërë këtë katrahurë 30 vjeçare dhe tani duan të na japin shpresën që këto do të jenë shpëtimi i Shqipërisë, këto do të shkatërrojnë krimin, këta do të shkatërrojnë korrupsionin. Që në fakt këta janë shkaktarë të këtij korrupsioni sepse këta e kanë krijuar modelin dhe këta e kanë ngrit në këtë pikë që tashmë e ka kthyer në profesionalizëm dhe sundim absolut Edi Rama. Faji nuk duhet kërkuar tek Berisha, faji duhet kërkuar tek një popull i cili nuk ka pikë ndërgjegjeje dhe pikë koshience për vetë integritetin e dinjitetin e vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =