“Ju s’po bëni dot PD siç ishte”, Rama-opozitës: Po s’e rrafshuat do ju zërë brenda

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku kanë replikuar gjatë në seancën e ditës së hënë, ku diskutohej për Parkun e Butrintit.

Deputetja Tabaku përmendi në fjalën e saj si shkelje me ligjin edhe ndërtimin e stadiumit të ri si dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se duhet ndërtuar ashtu siç ishte. Lidhur me këto deklarata Rama ka ironizuar, duke thënë se demokratët nuk po ndërtojnë dot PD-në siç ishte, se do i zërë brenda nëse e bëjnë një gjë të tillë.

“Flamurin e barbarisë e keni ju prej 30 vitesh që nuk ju ndahet nga koka. Ksamili i cili ka qenë brenda Parkut të Butrintit, pjesa më e madhe Ksamilit ishte brenda Parkut doli nga kufijtë ë Parkut se realiteti ndryshoi. Lidhja që bëni ju është një lidhje që nuk ka fare lidhej me realitetin.

Pse këtu duhet të ketë korrupsion patjetër, se këtë keni bërë ju kur ishit në pushtet. Ju thoni se pse nuk e ndërtuar Teatrin dhe Stadiumin siç ishte, ku ndodh kjo? Ku e keni parë këtë, kjo nuk ekziston përveçse nëpër filma. Pse nuk e bënë anglezët Wemblin siç ishte, që është monumenti më i rëndësishëm i futbollit në botë.

Pse nuk e bënë francezët Notre Dam siç ishte, e keni parë projektin. Nuk dinë ta bëjnë siç ishte. Ata dinë ta bëjnë siç ishte, por kjo nuk bëhet. Ne s’po bëjmë dot PD-në siç ishte. Po tentuat siç doni të bëni me Teatrin Kombëtar, do ju zërë brenda”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + six =