Çfarë po ndodh me linë e majmunëve? Teoritë konspirative: Ka lidhje Bill Gates

Ai u akuzua nga konspiracionistët se qëndronte pas vaksinës së Covid-19 me anë të së cilës do të na injektonte mikroçipe.

Janë po ata që e akuzojnë tashmë për linë e majmunëve.

Të tilla teori kanë qarkulluar këto ditë në Tëitter duke pohuar se Gates është disi i lidhur me rasteve e sëmundjes që është shfaqur së fundmi nëpër botë.

Për disa përdorues të Tëitter, këto ngjarje nuk janë thjesht rastësi dhe nuk mund të shpjegohen nga liderët botërorë të shqetësuar për shëndetin publik gjatë një pandemie globale. Sipas këtyre njerëzve, këto janë prova se Gates, “pasi na vendosi mikroçipa nëpërmjet vaksinave për COVID, është duke bërë diçka përsëri”. Edhe pse është e paqartë se për çfarë e akuzojnë saktësisht.

Stephen Duckett, një ish-zyrtar australian i departamentit të shëndetësisë, i quajti kritikat “krejtësisht mashtruese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + twelve =