Berisha përplaset me Spiropalin: Kudo të të prekësh ty, para nxjerr

Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit. Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

“Ndrikull Spiropali është tituli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja ëhstë favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.

Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =